Friday 30 March 2012

Arbri-Anilës: “Ti aktron, na lodhe me falsitetin tënd”; Anila-Metit: “Je njeri i keq”

Anila e Arbri qëndrojnë në sallon duke biseduar. Anila i thotë Arbrit se ai po del jashtë kontrollit dhe po përfiton nga ajo, pasi janë së bashku në grupin e pastrimit dhe ai bën gjithmonë më pas punë se ajo. Arbri i kujton Anilës shoqet e saja duke i thënë se po të kishte ato, do të ishte më e qetë. Anila i përgjigjet Arbrit se nuk ka përse t’i përmendë në çdo çast shoqet e saja, pasi për të janë shumë të rëndësishëm. Arbri bën shaka me Anilën duke e pyetur nëse i ka parë përsëri në ëndërr shoqet e saja e ajo i përgjigjet se Arbri është i lig. Arbri shprehet se Anila është aktron gjatë gjithë kohës e i ka lodhur me fallsitetin e saj.

Anila i thotë Arbrit se ai nuk e di se çfarë është miqësia e dashuria, teksa ajo flet për shoqet e saj. Graciano shprehet se Anila nuk do të rrijë gjithë jetën me shoqet e saj pasi do të krijojë familjen e saj. Më pas, Anila ankohet për Arbrin, në lidhje me punët e shtëpisë, pasi ai nuk e ndihmon për të pastruar duke qenë se janë në grup bashkë. Meti ndërhyn dhe i thotë Anilës se nuk e ka parë një herë të flasë me seriozitet, por vetëm duke qeshur. Anila më pas, i kundërvihet Metit duke i thënë që ai nuk e ka pastruar tavolinën e ngrënies dhe pse ajo ia ka kërkuar mbrëmë e i thotë: “Je njeri i keq”, por Meti i kërkon të ulë tonin e zërit. Meti i thotë Anilës se ato të dy i kanë ndarë disa biseda me njëri-tjetrit e Anila i përgjigjet se e di këtë gjë, por kjo nuk kishte sens në këtë moment.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment