Tuesday 20 March 2012

Debat për buxhetin; Françeska: “Mos e nominoni më Anilën. Bëhet e padurueshme”

Banorëve u ka ardhur buxheti i javës e ata do të ulen të gjithë sëbashku për të bërë porositë. Për këtë javë, buxheti i banorëve është i përgjysmuar në masën 50%. Erioni mban listat me produktet që do të porositin dhe konsultohet me banorët se çfarë duan. Anila shprehet se racionet e pijes energjike duhet të ndahen me numër mes banorëve pasi shumë nga ata i fshehin që sapo vjen buxheti për t’i pasur rezervë për javën. Liami shprehet se i fsheh qëllimisht e më pas i shpërndan mes banorëve, e Françeska thotë se i pëlqen t’i fshehë gjërat.

Anila e kundërshton fort Françeskën, pasi kjo e fundit ka fshehur Top Energy për vete. Françeska kundërpërgjigjet duke thënë se dhe banorët e tjerë kanë konsumuar sa kanë dashur, e ajo ka mbetur pa ngrënë. Anila thotë se është e vetmja që nuk ka fshehur asgjë e Klaudja ndërhyn duke i thënë se kjo është normale, pasi nuk ka një moment që nuk e sheh Anilën pa diçka në dorë duke ngrënë. Ermira gjithashtu i kundërvihet Anilës duke i thënë se produktet janë për të gjithë, por kur dikush konsumon më shumë, do të thotë që po merr nga pjesa e dikujt tjetër.

Françeska shprehet se do të porosisë fruta, por Genta i përgjigjet se ata nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të porositur gjëra dytësore, e këtë gjë do ta bëjnë vetëm për Klaudjën që është sëmurë. Graciano shprehet se banorët po debatojnë pa arsye, pasi dhe javën e kaluar ata ishin me buxhet të përgjysmuar dhe ia kanë dalë mbanë. Françeska u drejtohet banorëve duke i bërë apel të mos e nominojnë më Anilën sepse bëhet e padurueshme gjatë javës që është në nominim. Meti shprehet se Anila ia ka arritur të nervozojë Arbrin duke folur papushim. Anila i kundërvihet përsëri Klaudjës e kjo e fundit shprehet se mendonte që Anila ishte pak më e zgjuar, por qenka shumë e cekët. Liami e përfundon debatin mes të gjithë banorëve duke i thënë Anilës të vazhdojë kështu, dhe do t’ia bëjë gati ai valixhet pasi e ka nominuar.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Residents week's budget has come and they will sit all together to make orders. For this week, residents budget is halved to 50%. Erion keeps lists of products to be ordered and consult with residents what they want. Anila says energy drink rations should be divided among the inhabitants numbered as many of them hide just comes to having reserve budget for the week. Liami says it deliberately hides then distributes among residents, and Francis says he likes to hide things. Anila strongly opposes Francesca, since the latter Top Energy has hidden itself. Francis responded by saying that and other residents have consumed as they wanted, and she was left without eating. Anila says it is the only one who has not hidden anything Claudia intervenes, saying that this is normal, since there is a moment that does not see any hand Anilën without eating. Ermira also opposes Anilës saying that the products are for everyone, but when someone consumes more, meaning that is taking the part of someone else. Francis said he would order fruits, but Genta responds that they have sufficient budget to order secondary things, and this thing will do just about Klaudjën who is ill. Graciano said that residents are debating without reason, and because last week they were half the budget and have succeeded. Francis was led by residents appealed not to nominate me for Anilën becomes unbearable during the week that was in nomination. Anila Matthey says it has managed to frustrate Know talking constantly. Anila Klaudjës again opposes the latter says Anila thought that was a bit more clever, but very shallow Too. Liami ends debate among all residents saying Anilës continue, and will enable suitcases ready after he was nominated.

No comments:

Post a Comment