Friday 30 March 2012

Erioni ha pulën e dytë; Ermali përfundon me sukses provën

Vëllai i Madh thërret sërish Erionin në dhomën e rrëfimit dhe banorët shikojnë nga monitorët që para se ai të dalë, se është përgjigjur pozitivisht. Erioni del me një tjetër pulë nga dhoma e rrëfimit, duke thënë se e ka shumë të vështirë që ta hajë sepse ka shumë kripë, por për hir të lojës do të hante edhe dy pula të tjera, nëse do të ishte nevoja. Klaudja i komplimentin të dy djemtë për guximin që kanë, që t’i shkojnë deri në fund provës. Edgari i sugjeron që të mos i hajë kockat deri në fund, por Erioni nuk e bën dot me hile provën dhe thotë se ka për ta ngrënë deri në fund.

Genta dhe Edgari dalin ën oborr dhe fillojnë që të bisedojnë lidhur me refuzimin e Anilës për provën e javës. Ata mendojnë se Anila është treguar e papërgjegjshme dhe se po të donte, mund të arrinte që ta hante pulën. Genta mendon se ngrënia e një pule nuk është shumë provë e vështirë. “Ne jemi edhe pa ngrënë”, shprehet Genta. Edgari thotë se do të ishte i gatshëm që të hante edhe mish derri nëse do të ishte nevoja, edhe pse ai nuk e ha fare mishin.

Erioni është në përfundim të pulës së dytë, ndërsa Edgari shprehet se Erioni ka shpirt gare. Erionit i përzihet ushqimi dhe herë pas here kërkon që ta nxjerrë ushqimin dhe duke parë këtë fillon një debat midis Anilës dhe Arbrit. Arbri mendon se për faj të Anilës, Erioni është duke ngrënë pulën e dytë, ndërsa Anila këmbëngul se ai është duke kryer provën e tij dhe se nuk ndikon Anila fare në këtë pjesë.

Ndërsa Erioni përpiqet që të përfundojë pulën tjetër, Ermali u komunikon banorëve se ka përfunduar me sukses provën e tij. Banorët e duartrokasin, duke brohoritur.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment