Saturday 3 March 2012

Erioni i propozon Klaudjas për t’u lidhur: “Do të jetë arma jonë”

Erioni dhe Klaudja shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të flasin me zë të ulët me njëri-tjetrin. Erioni i hedh idenë e krijimit të një lidhje mes atyre të dyve. Ai mendon se ajo ka nevojë për një person që t’i qëndrojë afër dhe ta përkrahë brenda shtëpisë dhe ky person mund të jetë Erioni. Ai thotë se do të kenë shumë avantazhe duke qenë bashkë, edhe për sa i përket nominimit, por nëse ajo e ka problem se si do të reagojnë banorët e tjerë, ata mund ta mbajnë lidhjen e tyre të fshehtë. “Është armë e jona, nominojmë këtë, nominojmë atë; Është lidhja jonë, është mënyrë mbrojtjeje”, shprehet Erioni. Ndërsa Klaudja hesht sepse akoma nuk di se çfarë përgjigje të kthejë.

Erioni mundohet ta qetësojë, duke i thënë që të përqëndrohet tek jeta brenda shtëpisë së Big Brother-it dhe të mos mendojë se çmund të bëhet pasi t dalin jashtë. Ai thotë se ia lexon në sy që ajo do që të lidhet me të. “Duhet të ecim me rregullat e lojës”, shprehet Erioni.

Klaudja thotë se është shumë dakord me ato që ai thotë, por do ta kishte më të lehtë që të lidhej nëse do të ishin jashtë shtëpisë. Ai mendon se Klaudja ka frikë, ngaqë ka dyshimin nëse Erioni po e propozon për lojë, por ai e siguron se nuk është ashtu. “Kur të dalim nuk të harroj”, shprehet Erioni. “Kam frikë se do të më harrosh”, i përgjigjet Klaudja.

Erioni e puth Klaudjan në faqe dhe i kërkon që të flenë, për ta diskutuar në një tjetër moment këtë bisedë. Ndërkohë që banorët e tjerë kanë fjetur gjumë të gjithë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

Erion and Claudia go into the bedroom and began to speak softly to each other. Erion the idea of ​​creating a link between those two. He thinks she needs someone to stay close and support the house and that person may be Erion. He says he will have many advantages by being together, even as regards the nomination, but if she has a problem that will react like other residents, they can keep their relationship secret. "It is our weapon, nominojme this nominojme it, is our connection is so protective," says Erion. While Claudia still hush because I do not know what answer to return.

Erion tries to calm, saying that focus on life inside the Big Brother house-it and not think that the constituency be made after t go out. He says he reads in the look that she wants to be associated with. "You have to walk by the rules," said Erion.

Claudia says she is very much agree with what he says, but would have easier to connect if they were outdoors. He thinks that Claudia is afraid, because there are doubts whether Erion is proposed for the game, but he assures that it is not. "When we come not to forget," said Erion. "I'm afraid that will forget me," responds Claudia.

Erion Klaudjan kiss on the cheek and asks to sleep, to discuss another point in this conversation. While other people are all asleep.

No comments:

Post a Comment