Saturday 3 March 2012

Ermali intimitet me Françeskën në BB, zbulohet e dashura jashtë

Nuk dihet nëse kjo histori telenovelash që Ermali po krijon në “Big Brother 5” do të pëlqehet nga publiku, apo do të dënohet. “Mister Albania 2010” është treguar më i shkathëti për të krijuar i pari afrimitet me Françeskën, maturanten nga Vlora, banorja më e vogël në shtëpinë e Big Brother-it, por që siç ka bërë prezantimin e saj, ajo ka sjellë me vete një valixhe të madhe me përvoja dhe ëndrra për të ardhmen. Sapo hyri në lojë, ajo ra në sy jo vetëm për pamjen dhe format e saj, por sidomos për shkathtësinë, duke bërë atë që duhet të bëjë çdo banor për të mbijetuar, pikërisht të hyjë direkt në aksion. Kështu, vetëm tri ditë pas hyrjes së saj në lojë, Françeska ka krijuar një marrëdhënie me Ermalin, 24-vjeçarin me origjinë nga Memaliaj, i cili hyri në garë me kartën e misterit të shtëpisë. Jo vetëm kaq, por ata e kanë përshpejtuar marrëdhënien duke ndarë shtratin me njëri-tjetrin, edhe pse Ermali kishte pohuar se jashtë shtëpisë ka një të dashur, me të cilën ka një lidhje të konsoliduar.

Dy banorët nuk kanë ngelur në fazën e flirtit, por me shumë gjasa, kanë avancuar me marrëdhënie seksuale, një eksperiencë e provuar nga pak çifte të mëparshme në 5 vite eksperiencë të BB. Pas kësaj, ata janë parë të kalojnë shumë kohë bashkë, ndërkohë që Françeskës, edhe kjo një vajzë që ka hobi modën, i ka bërë përshtypje që Ermali e përkufizon me “lidhje” marrëdhënien me të dhe e pyet nëse e konsideron veten të lidhur. Ai e pranon që është i lidhur, ndërkohë që Françeska i bën thirrje “të dashurës së Ermalit, për të kuptuar nëse e konsideron atë të tillë, apo dikë tjetër jashtë shtëpisë. Ermali fillon ta ngacmojë, duke i thënë se e dashura e tij është e gjatë sa ai. Françeska mërzitet dhe i thotë se ai nuk duhet t’i bëjë të tjerët të kuptojnë që është lidhur me Françeskën, ndërkohë që nuk e konsideron as lidhje. “Mos e bëj për të fituar audiencë”, është shprehur Françeska, ndërkohë që ai thotë se nuk ka nevojë të fitojë audiencë dhe se nuk mund ta fitojë atë, pa u lidhur me Françeskën. “Unë nuk jam i lidhur me ty”, është shprehur Ermali, duke luajtur rolin e djalit të keq, që nuk dihet ende nëse do tingëllojë i pëlqyeshëm në publik. Ndërkohë që Françeska nuk e ka fshehur xhelozinë që ndien për të dashurën e tij aktuale jashtë shtëpisë e madje kjo xhelozi është shfaqur nga fjalët e saj, duke u revoltuar si me përkëdheli ndaj Ermalit.

E dashura farmaciste e Ermalit jashtë shtëpisë

Por si do të reagojë e dashura e Ermalit jashtë shtëpisë së “Big Brother”, me të cilën ka rënë në marrëveshje para hyrjes në lojë?! A do mund ta pranojë ajo lidhjen e Ermalit me Françeskën, qoftë edhe si një taktikë e tij për të vazhduar sa më gjatë qëndrimin brenda shtëpisë? Ne kemi arritur të sigurojmë fotot e Ermalit me Lorinën, vajzën nga Berati me profesion farmaciste dhe e punësuar në Qendrën e Kontrollit të Barnave në Tiranë. Edhe Lorina është bionde e shtatlartë, ashtu siç e ka përshkruar Ermali brenda shtëpisë. Kohët e fundit Ermali është parë të shoqërohet me Lorinën në publik, pasi ishin njohur bashkë në “The Living Room”, klubin ku Ermali punonte si menaxher. Historia e tyre ka nisur normalisht dhe ka vazhduar për një kohë të gjatë, deri në hyrjen e tij në BB. Nuk dihet nëse Lorina, e cila është një vajzë jashtë botës së televizionit, do ta kalojë me sportivitet apo do vendosë të tërhiqet nga kjo lidhje, e bërë publike nga vetë ai në BB.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
It is unknown if this story Ermali telenovela that is creating "Big Brother 5" will be accepted by the public, or will be punished. "Mister Albania 2010" proved most efficient to create the first affinity with Francesca, maturanten from Vlora, residents of lower house's Big Brother, but that it has made ​​its presentation, it has brought with it a large bag of experiences and dreams for the future. Once entered into the game, she caught the eye not only for its appearance and format, but especially for agility, doing what every citizen should do to survive, just enter directly into action. Thus, only three days after its entry into the game, Francis has created a relationship with meda, 24-year-old originally from Memaliaj, who entered the contest with the mystery of the house card. Not only that, but they accelerate the relationship by sharing the bed with each other, although Ermali claimed that out of the house has a loved one, which has a consolidated basis.

Two residents have remained in flirtit stage, but most likely, have advanced with sex, experience proved a bit pairs in the 5 years previous experience of BB. After that, they are seen to spend more time together, while Françeskës, this one girl who has hobbies fashion, is impressed that Ermali defines the "connection" relationship with him and asks if it considers itself bound. He admits that it is connected, while Francis calls "meda girlfriend, to understand if it considers it as such, or someone else outside the home. Meda begins to harass, saying that his girlfriend is long as he is. Francis upset and says that he should not make others understand that it is connected with Francesca, while not considered as related. "Do not do to win the audience," said Francis, while he says he does not need to win the audience and they can not win it, without being connected to Francesca. "I'm not connected to you," said Ermali, playing the role of bad boy, not yet known whether sound palatable to the public. While Francis has not concealed jealousy felt for his current girlfriend outside the house and even this jealousy is exhibited by her words, getting angry as the caress to meda.

The meda pharmacist girlfriend outdoors

But how would you react meda girlfriend outside the house of "Big Brother", which has fallen into an agreement prior to the game? Could she accept meda connection with Francesca, even as a tactic to keep him longer stay inside the house? We have managed to get photos with Lorinën meda, daughter of Berat pharmacist by profession and employed in the Drug Control Centre in Tirana. Lorina is also tall, blonde, as described Ermali inside the house. Recently Ermali is seen to be associated with Lorinën in public, they were known together in "The Living Room", where Ermali worked as club manager. Their story began and has continued normally for a long time, until his entrance to BB. It is unknown if Lorina, who was a girl outside the world of television, will pass sportivitet or will decide to withdraw from this relationship, made public by him in BB

No comments:

Post a Comment