Friday 30 March 2012

Françeska, e mërzitur me Ermalin; “Klaudja do të hiqet si e ndershme”

Në dhomën e gjumit Françeska qëndron pranë Ermalit. Fillimisht ata puthen e përqafohen, por pas pak, në praninë e Gentës fillojnë të kapen pas fjalëve. Genta u thotë se sa herë gjendet pranë tyre, ata grinden. Françeska i thotë Ermalit se do të shkojë në sallon, pasi është më mirë që të largohet në këtë moment. Ajo shton se po të qëndrojë, do të debatojnë, kështu që është më mirë që të iki që të qetësohen të dy. Françeska shprehet se Ermali ka gjithë ditën që rri ftohtë karshi saj, ndërkohë që ajo ka një muaj që i rri nga pas. Ermali e dëgjon dhe rri pa folur e Françeska shton se kur Ermali është i mërzitur, ajo kujdeset për të, ndërsa nuk ndodh e anasjellta. Ermali i thotë që ajo duhet t’i masë gjërat para se t’i bëjë.

Pranë tyre afrohet Anila e ata fillojnë të flasin për Klaudjën. Anila shprehet se Klaudja ka komentuar Françeskën, duke thënë se ka bërë veprime provokuese gjatë provës së sotme, ndërkohë që dje gjatë provës me Erionin, kanë shkëmbyer puthje. Anila thotë se Klaudja duhet të ishte e para që nuk duhet të paragjykonte pasi për të përfituar 5 cigare, është puthur me Erionin. Françeska shprehet se Klaudja nuk ka realizuar asnjë provë për së mbari, e nga ana tjetër do të bëjë si e ndershme, pasi do të nxjerrë imazhin që edhe pse është vajzë që frekuenton rregullisht jetën e natës, është e ndershme. Anila shprehet se Klaudja deri më tani ka folur vetëm për lokalet e natës, e s’ka dhënë asgjë tjetër.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

No comments:

Post a Comment