Wednesday 21 March 2012

Françeska: “Graciano tani single”; Graciano mohon lidhjen me Lorin

Një pjesë e madhe e banorëve po qëndrojnë në kopësht e atyre u afrohet dhe Klaudja. Kjo e fundit shprehet se Erioni ka ndenjur gjithë natën zgjuar për të, për t’i dhënë ilaçet e thotë: “Çfarë njeriu që është!”. Ermira qëndron pranë Klaudjës dhe e këshillon të mos pijë cigare në mënyrë që të shërohet sa më shpejt. Klaudja përgjigjet se një cigare nuk do t’i bëjë dëm, e që nga nesër nuk do të lejojë njeri që t’ia ndalojë cigaren.

Ndërkohë, Erioni e Graciano bisedojnë sëbashku e Graciano thotë se të gjithë po pyesin përse nuk ka fjetur Lori me të mbrëmë, e janë shumë të shqetësuar. Françeska i bashkohet atyre e shprehet se tani Graciano është beqar e ai përgjigjet se nuk ka qenë ndonjëherë i martuar apo i fejuar. Lori afrohet pranë tyre dhe Graciano i thotë t’ia pohojë Françeskës atë që tha më parë, por Françeska ndërhyn dhe thotë se ata kanë patur një lidhje e nuk mund ta mohojnë.

Graciano thotë se nuk kanë qenë të lidhur, por thjesht pëlqeheshin dhe i kanë dhënë mundësinë njëri-tjetrit për t’u njohur më mirë. Lorena e pohon këtë gjë e Graciano shton se tani do t’u japin mundësinë banorëve të tjerë që t’i njohin më mirë. Françeska shprehet se për të është e rëndësishme që është e lumtur për vete, e nuk i intereson se çfarë ndodh me të tjerët. Por pas pak thotë se pohimi i mëparshëm ishte për shaka e këtë e shpreh me zë të lartë, e Graciano e këshillon ta ulë zërin.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
A big part of the residents are staying in the garden of those approaches and Claudia. The latter says Erion has stayed awake all night for him to give medication says: "What man is." Ermira lies near Klaudjës and advise not to drink cigarettes in order to heal quickly. Claudia responds that one cigarette will not hurt, and that by tomorrow it will not allow anyone to prohibit tobacco. Meanwhile, Erion Graciano Graciano talk together and say that everyone is wondering why no one has slept with Lori last night, and are very concerned. Francis joins them and says that now Graciano is single and he responds that there has ever been married or engaged. Lori go near them and Graciano says Françeskës to confirm what was said before, but Francis intervenes and says they have had a connection can not deny. Graciano said that they were not related, but merely enjoyed them and have provided each other to be better known. Lorena confirms this thing Graciano adds that now will allow other people to know better. Francis says it is important to you is happy for them, and do not care what happens to others. But after a previous statement says that was a joke of this and said aloud, and Graciano advises to reduce sound.

No comments:

Post a Comment