Wednesday 28 March 2012

Graciano qorton Lorenën: “Nuk di të reagosh, po humbet pikë”; Erioni: “Duhet të nominojmë 5-çen e të preferuarve”

Graciano dhe Lorena dalin në kopsht dhe fillojnë që të bisedojnë midis tyre për sa i përket debatit që është bërë mes banorëve natën e sotme. Graciano i kërkon Lorenës që t’i tregojë se çfarë kishte për t’i thënë, pasi ajo vetë ka dashur që të flasin. “Çfarë ishte duke thënë Arbri?”, e pyet Lorena. Graciano nervozohet shumë nga pyetja e saj, duke thënë se në vend që t’i bëjë pyetje të tilla, ajo duhet që të mësojë të reagojë, në momentin që banorët e vënë në lojë dhe e sulmojnë. Ai e quan njeri pa sedër Lorenën, pasi ajo nuk reagon ndaj asnjë akuze që i bëjnë banorët. “Ty çfarë nuk të tha Liami dhe ti nuk i the asgjë”, i thotë Graciano, ndërsa Lorena ia kthen: “Le të thotë çfarë të dojë, ai atë punë ka”. Graciano nervozohet edhe më, dhe i thotë se ajo me këtë sjellje po i ul shumë pikë vetes, pasi të tjerët mendojnë se asaj nuk i bën asgjë përshtypje dhe se kjo gjë e bën të duket e dobët përballë të tjerëve. “Unë nuk flas dot për të të mbrojtur se po të sulen shtatë veta”, i thotë Graciano. Graciano shprehet se mund t’i dalë në mbrojtje vetëm kur bëhet fjalë për lidhjen midis tyre, por vazhdon që ta këshillojë, duke i thënë se ajo është shumë e importuar dhe në momentin që përballet me të tjerët, ia ngre vlerat atij dhe lidhjes së tyre.

Më pas atje del Erioni, i cili fillon një tjetër temë diskutimi. Ata flasin për pesë banorët më të preferuar. Erioni mendon një strategji për t’i mposhtur ata, duke thënë se duhet që ti nominojnë në momentin që imuniteti i tyre do të mbarojë, me pretekstin se nuk ka pëlqyer sjellja e tyre gjatë kohës që kanë qenë në imunitet. Erioni e shikon si të vetmen zgjidhje për t’i nxjerrë këta banorë jashtë shtëpisë. Graciano është dakord me Erionin, por të dy djemtë vendosin që ta diskutojnë këtë temë në një moment tjetër, kur të jenë vetëm.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Graciano and Lorena come to the garden and begin to talk among themselves for terms of the debate that is made ​​between the inhabitants of today's night. Graciano urges Lorraine to show what he had to say, because she wanted to speak. "What was Arbri saying?" Asks Lorena. Graciano angry much of her question, saying instead that to make such inquiries, she must learn to react, at the time that people put into play and attack. He calls the man without Lorenën sensibility, as it does not respond to any allegation that make residents. "You have not said what you do not Liami and the nothing," says Graciano, while Lorena turn: "Let them say whatever he wants, he has that job." Graciano even more angry, and says that it is this behavior more points down yourself, because others think that it does nothing and that this impression does seem weak in front of others. "I can not speak to defend that to break through seven," says Graciano. Graciano says it can only take the stand when it comes to the relationship between them, but continues to advise, saying that it is imported and when faced with others, he raises his values ​​and connection them. Then there comes Erion, which starts another discussion topic. They talk about the five most favorite people. Erion says a strategy to defeat them, saying that you should nominate at the time that their immunity will end, with no acceptable excuse their behavior over time that have been immune. Erion sees as the only solution to bring these people out of the house. Graciano agrees with Erion, but the two boys decide to discuss this topic in another moment, when they are alone.

No comments:

Post a Comment