Thursday 8 March 2012

Klaudja-Erionit: “S’kam shumë besim tek ti”; Françeska: “Martesa, shumë larg”

Erioni dhe Klaudja shkojnë në kopsht, në mënyrë që të kenë mundësi të sqarohen më mirë me njëri-tjetrin, lidhur me paqartësitë që kanë për marrëdhënien e tyre. E para shkon Klaudja, e cila e pret për disa minuta dhe pasi me të bashkohet edhe Erioni, fillojnë të diskutojnë. Klaudja shprehet për Erionin se ka filluar që të mos besojë më tek ai dhe kjo i ka ardhur lidhur me disa ngjarje brenda shtëpisë. “Mendo ç’të duash, mbaji për vete!”, i thotë erioni. Ai i kujton se ajo është femër dhe duhet të mësojë që të mbajë disa gjëra brenda vetes, pa i shprehur të gjitha.

Françeska, Ermali dhe Ermira diskutojnë me njëri-tjetrin, duke hapur tema diskutimi nga më të ndryshmet. Françeska tregon se ka një marrëdhënie shumë të afërt me të ëmën dhe se flet me të, njësoj siç mund te diskutonte me një shoqe. Ajo thotë se e ka shumë të vështirë që të lidhet me një njeri, i cili mund ta bëjë 100 për qind për vete dhe vazhdon më tej, duke thënë se martesën dhe krijimin e një familjeje e shikon shumë larg. Ermira i bën të ditur se ajo është shumë e vogël për të menduar që tani për të krijuar një familje të re.

Më vonë Françeska fillon të bisedojë me Ermalin. Ajo thotë se i bën çudi afrimitieti i Klaudjas, të cilin nuk e kishte vënë re më parë. Të dy banorët fillojnë të flasin për kohën që do t’i kushtojnë njëri-tjetrit kur të dalin nga shtëpia, duke dalë herë pas herë nga biseda e duke bërë shaka me njëri-tjetrin.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:
Erion and Claudia go to kindergarten, in order to be able to clarify better with each other, connected with the uncertainties that have their relationship. The money goes to Claudia, who is waiting for several minutes after it joins the Erion, begin to discuss. Claudia says to Erion that has started to not believe in him and this has come about some events inside the house. "Think what you want, keep to yourself!" Says Erion. He remembers that she is female and must learn to keep some things within yourself, without the express everything.

Francis, Ermira Ermali and discuss with each other, opening the discussion topics on various. Francis shows that there is a very close relationship with his mother and speaks with him, just as you can discuss with a friend. She says she is very difficult to connect with a man who can do 100 percent for himself and goes further, saying that marriage and creating a family look very far. Ermira makes it known that it is too small to think that now to create a new family.

Francis later begins to talk with meda. She says it makes wonder Klaudjas afrimitieti of whom had not noticed before. The two people start talking about the time that will pay each other when they emerge from the house, occasionally emerging from the talks of making fun of each other.

No comments:

Post a Comment