Sunday 8 April 2012

Gerta, vajza me të cilën Ervini tradhtoi Ermelën

Gerta, një nga tri lojtaret e reja që ka hyrë në “Big Brother 5”, në një javë bashkëjetesë me baouinorët e tjerë në lojë ka pohuar se “unë nuk lidhem në BB”, deklaratë pas së cilës, Graciano i është drejtuar me fjalët se “ti thjesht je kontradiktore me veten”, ndërsa është bazuar tek bisedat e saj. Por përveç prezantimit të saj si një vajzë që vjen nga Elbasani, dhe ka ambicie të bëhet juriste e zonja, ne po kujtojmë diçka më shumë për Gertën, e cila hyri një javë më parë në këtë lojë. Ajo duket se ka pasur ndër ambiciet të bëhej pjesë e një reality show si “Big Brother 5”, ndërsa ka frekuentuar të njëjtat ambiente argëtimi që frekuentonin ish-lojtarët e “Big Brother 5”, mes të cilëve Ervin Sinjari, i cili u komentua për historinë e dashurisë me Ermela Mezurajn, që u shpall fituesja e BB4. Paparaci ynë e fotografoi Ervinin një vit më parë në një club të njohur në Tiranë, të përqafuar me Gertën.

Fotot e botuara në faqet e “Panorama Plus” shfaqën mjaft interes për të mësuar më shumë rreth kësaj vajze, e cila u fotografua në krahët e Ervinit të BB4, ndërkohë që ai e kishte pohuar hapur se kishte rënë në dashuri me Ermelën dhe mezi priste që ajo të dilte nga loja, që të vazhdonin një lidhje të vërtetë në jetën reale. Ndërsa tashmë Ervini dhe Ermela nuk janë më bashkë, dhe Gerta shfaqet në skenë sërish si konkurrente e BB5, Ervini nuk ngurron të tregojë çfarë di për të.

“Me Gertën e kemi vazhduar miqësinë, dhe madje para hyrjes së saj në BB5 kemi dalë bashkë në shoqërinë tonë”. Gerta është vajzë shumë e mirë, ka ambicie dhe karakter protagonist për këtë lojë”. Në lidhje me angazhimet e saj, Ervini thotë se ajo, bashkë me motrën dhe nënën, janë duke hapur një club në qendër të Tiranës, dhe di që në “Big Brother” ajo hyn direkt pas disa ditë pushimesh në Dubai. Ndërsa në lidhje me statusin e saj, Ervini pohon se Gerta ka hyrë në lojë me statusin “single”. Gjatë qëndrimit të saj në lojë, Gerta është afruar më Arbrin. Madje në lidhje me djalin nga Kosova, ajo është shprehur se “doja të bëheshim çift, i treti i vërteti”, duke hapur polemika mes banorëve për mendimin e Gertës se dy çiftet ekzistuese sipas saj nuk janë të vërtetë.
- - - - - - - - - -
Translation by Google:

Gerta, one of three new players have entered the "Big Brother 5" in a week cohabitation with other baouinorët the game said that "I do not log on to BB ', after which the statement, Graciano addressed with words that "you simply are inconsistent with itself" and is based on her conversations. But in addition to presenting her as a girl who comes from Elbasan, and has ambitions to become a lawyer and ladies, we are reminded more about Gertën, which came a week ago in this game. It appears to have ambitions to become one part of a reality show like "Big Brother 5" and has attended the same premises recreation former players who attended the "Big Brother 5", among whom Sinjari Ervin, who commented the history of love with Ermela Mezuraj, that was declared winner of BB4. Our Paparaci Ervin photographed a year ago in a famous club in Tirana Gertën embraced.

Photos published in the pages of "Panorama Plus" showed keen interest to learn more about this girl who was photographed in the arms of the BB4 Ervin, while he openly claimed that he had fallen in love with Ermelën and looked forward it to emerge from the game to continue a real connection to real life. While Ervin and Ermela already are no longer together, and Gerta appear on stage again as a competitor of Bb5, Ervin does not hesitate to tell what I know about it.

"With Gertën have continued friendship, and even before its entry into Bb5 have come together in our society." Gerta is very good girl, has ambition and character, the protagonist of this game. " In connection with its commitments, Ervin says that she, along with sister and mother, are opening a club in downtown Tirana, and know that "Big Brother" and it comes directly after a few days holiday in Dubai. But with regard to its status, Gerta Ervin claims that entered the game with the status "single". During her stay in the game, Gerta is closer to Know. Even in connection with the boy from Kosovo, she said that "like we became a couple, the third of Truth", opening up controversy among residents in the opinion of two couples Gertës existing hereunder are not true.

No comments:

Post a Comment